Fenkarol është bar i grupit të antihistaminikëve, i karakterizuar nga spektër i gjerë e i shpejtë veprimi si dhe siguri, ndaj mund të përdoret që prej lindjes. Efekt i dyfishtë veprimi: bllokon receptorët H1 dhe shkatërron histaminën në inde. Arrin maksimumin e përqëndrimit plazmatik brenda një ore. Rrallë herë është vënë re efekt përgjumje. Nuk fuqizon efektet frenuese të pijeve alkoolike.