Alergenet

Alergenet shtëpiake

Alergenet shtëpiake

Pluhuri i shtëpisë përmban myqe, fibra bimësh, copëza ushqimi, mbeturina insektesh, pjesëza të lëkurës së njerëzve dhe kafshëve (epiderma). Mbi të gjitha, akarienët, të cilët kanë veti të larta alergjike (edhe kur janë të ngordhur), grumbullohen në pluhurin i shtëpisë. Akarienët tërhiqen prej vendeve si tapiceri, dyshekë, jastekë, mbulesa, batanije dhe tapetë.
Poleni

Poleni

Bimët e mëposhtme mund të shkaktojnë alergji: pemët dhe shkurret – mështekna, vërri, lajthia, lisi, panja, ahu, vidhi, si dhe shumë të tjerë; barishtet – timote, festuka, bari i kullotës, bari i grurit, epilobium angustifolium, thekër, hikërr, gruri dhe të tjera; barërat e këqij - luleradhiqe, kërp, hithër, pelin, zhabinë, etj. Sipas kohës së lulëzimit të këtyre bimëve, përcaktohen tre periudha ku alergjitë rëndohen: në pranverë, kur pemët lulëzojnë (Prill, Maj), në verë (polenet dhe të korrat në Qeshor dhe Korrik), dhe në vjeshtë (polenet e barërave të keqij nga Gushti deri në Tetor).
Alergenët e kafshëve

Alergenët e kafshëve

Alergjitë aktivizohen më shpesh nga pjesëzat e lëkurës së qenve dhe maceve, gjithashtu nga gëzofi dhe leshi i përdorur për mbushjen e tapicerive dhe jastekëve. Po ashtu, mund të shfaqet reaksion alergjik ndaj pështymës ose urinës së kafshëve. Macet – si ato me qime të shkurtra dhe të gjata – janë veçanërisht të rrezikshme. Insektet – veçanërisht akarienët dhe furrtaret po bëhen shkaktarë gjithnjë e më të shpeshtë të alergjive, më rrallë shkaktarë janë fluturat e natës, milingonat dhe insektet e tjerë. 
Alergenët ushqimorë

Alergenët ushqimorë

Edhe pse alergjitë mund të shkaktohen nga çdo produkt ushqimor, më të shpeshtit janë qumështi, veza, peshku, krustacët, soja, gruri dhe arrorët-veçanërisht kikirikët. Për më tepër, një alergji e kryqëzuar mund të zhvillohet si pasojë e të njejtit alergen. Për shembull, një individ që vuan nga alergjia ndaj kikirikut mund të bëhet alergjik ndaj perimeve të tjera, si bizelet, farat e sojës, thjerrëzat. Gjithashtu, individët, alergjikë ndaj nektarit janë të prirur të zhvillojnë alergji ndaj kastravecit ose kungullit, ose alergjikët ndaj karkalecit të detit mund të zhvillojnë, gjithashtu, alergji ndaj gaforres. Disa individë janë alergjikë ndaj sulfiteve - kimikateve preservues të ngjyrës së produkteve ushqimore, si për shembull, frutat e thata dhe perimet. Reaksioni shfaqet me vështirësi në frymëmarrje ose shok pas konsumit të ushqimeve që përmbajnë sulfite. Sulfitet mund të shkaktojnë atak të rëndë astme.
Alergenët mykotike

Alergenët mykotike

Myqet janë mikroorganizma të gjendshëm në mjedise të hapura dhe të mbyllura. Myqet e mjediseve të mbyllura gjenden shpesh në lustrën e mureve të vjetër, lagështuesit e ajrit, banjo, perden e dushit, pajisjet hidraulike, koshat e mbeturinave, mbajtësit e ushqimit, dhe bodrumet e lagësht. Myqet janë veçanërisht të përhapur në mjedise të hapura. Gjenden në ajër, tokë, ujë të kripur dhe të ëmbël. Alergjia ka tendencë të përkeqësohet pas një shëtitjeje në pyll, kopësht, ose shfaqet pas punës me sfurk me bar të thatë, të korra ose gjethe, veçanërisht gjatë periudhave me verë të ngrohtë dhe të lagësht si dhe në vjeshtë. Ka rëndësi përcaktimi nëse alergjia shkaktohet nga mikroorganizma mykotikë, sepse individi mund të jetë gjithashtu alergjik ndaj produkteve ushqimore, që prodhohen nga fermentues: produkte bulmeti (kos, salcë kosi, disa lloje djathrash të butë si Roquefort, Camembert, ose Cheddar), majatë dhe produktet brumore (gruri i sapopjekur dhe buka e thekrës, brumërat e ëmbëlsirave), lakrat, mishi ose peshku i tymosur, birra, pijet jo alkoolike, etj. Disa individë alergjikë ndaj mykut janë intolerantë kundrejt antibiotikëve të grupit të penicilinës.