Shfaqjet e alergjisë

Shfaqjet e alergjisë ndryshojnë në varësi të zonës trupore më të prekur (disa herë, reaksionet alergjike mund të kombinohen). Dëmtim alergjik i syrit – konjuktivit alergjik; dëmtim alergjik i mukozës së hundës – ftohje alergjike (rhinit); dëmtim alergjik i bronkeve – astmë bronkiale; dëmtim alergjik i lëkurës – urtikarie. 

Mbrotja ndaj alergjive

Alergjitë cënojnë jetën e përditshme. Ndaj, me shfaqjen e shenjave të para të alergjisë, duhet rivlerësuar ambienti, ngacmuesit ose alergenet e mundshem, koha e shfaqjes, kohëzgjatja e simptomave, si dhe impakti i tyre në cilësinë e jetës; më tej konsultohet mjeku i familjes ose alergologu. Parandalimi është mënyra më efektive për të trajtuar alergjitë. Duhet njohur alergeni dhe përjashtuar çdo mundësie kontakti me të.