Të dhëna mbi Fenkarol

Fenkarol është bar i grupit të antihistaminikëve, i karakterizuar nga spektër i gjerë e i shpejtë veprimi si dhe siguri, ndaj mund të përdoret që prej lindjes.  Efekt i dyfishtë veprimi: bllokon receptorët H1 dhe shkatërron histaminën në inde. Arrin maksimumin e përqëndrimit plazmatik brenda një ore. Rrallë herë është vënë re efekt përgjumje. Nuk fuqizon efektet frenuese të pijeve alkoolike.

Përmban: Kuifenadinë hidroklorike

FENKAROL® ËSHTË TRAJTIMI I DUHUR PËR TË GJITHA LLOJET E ALERGJISË.

SHENJA ALERGJIE NË RRUGËT E FRYMËMARRJES

 
Alergji nga polenet
 
Rinokonjuktiviti
 
Rhiniti alergjik
 
Konjuktiviti alergjik

SHENJA ALERGJIE NË LËKURË

 
Urtikarie akute dhe kronike
 
Kruarje lëkure, dermatozë, ekzemë, neurodermatit

REAKSIONE SISTEMIKE OSE LOKALE

 
Alergji nga ushqimet
 
Alergji nga medikamentet
 
Pickime insektesh

FENKAROL® ELEMINON SHPEJT SIMPTOMAT E ALERGJISË PA SHKAKTUAR PËRGJUMJE.

Përdorim

  • 0 - 3 vjeç 5 mg 2-3 herë në ditë
  • 3 – 7 vjeç 10 mg 2 herë në ditë
  • 7 – 12 vjeç 10 - 15 mg 3 herë në ditë
  • 12 – 25+ vjeç 25 - 50 mg 2 – 3 herë në ditë