JSC Olainfarm

Kompania Olainfarm është një prej kompanive aksionere më të mëdha në shtetet Baltike me mbi 40 vite eksperiencë në prodhimin e medikamenteve dhe produkteve kimiko-farmaceutike.

Kompania është themeluar në vitin 1972, si kompani shtetërore “Olaines ķīmiski – farmaceitiskā rūpnīca”. Qëllimi kryesor ishte të siguronte gjithë infrasktukturën e prodhimit të barnave në Bashkimin Sovjetik me produkte farmaceutike ose produkte gjysmë të gatshme. Si rrjedhojë e privatizimit, në vitin 1997, kompania u riorganizua si kompani aksionere, duke bërë të disponueshëm aksionet në Bursën e Rigës.

Në ditët e sotme, “Olainfarm” është midis përfaqësuesve kryesorë në sektorin farmaceutik në Letoni dhe Shtetet Baltike, duke punësuar mbi 1000 specialistë të mirë-kualifikuar. Kompania përdor teknologji moderne të njohura prej praktikës ndërkombëtare, dhe është çertifikuar sipas Praktikave të Prodhimit Cilësor të Komunitetit Europian (GMP), Strandarteve të Menaxhimit Ambiental me ISO 14001;2004, gjithashtu pjesërisht sipas standarteve FDA të SHBA (US FDA).